Vasili: Opozita të bashkëpunojë për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 15:03 10-03-2015 Vasili: Opozita të bashkëpunojë për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor

Kreu i grupit të LSI Petrit Vasili, ka thënë sot në një konferencë për media se nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur në lidhje me miratimet e ndryshimeve në kodin zgjedhor për të organizuar një pushtet vendor në të mirë të qytetarëve.

“KQZ ka paraqitur në Kuvend ndryshimet në kodin zgjedhor, por miratimi i tyre është pezulluar nga mungesa e opozitës. Ndryshimet nuk janë miratuar nga mungesa e vullnetit opozitar”, tha Petrit Vasili.

Ai tha se mazhoranca po tregon durim dhe përpjekje por opozita duhet të bashkepunojë për të filluar me shpejtësi në seancën plenare përkatëse, miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor. Vasili tha se opozita duhet ta lerë mënjanë destruktivitetin dhe shpërdorimin e interest të qytetarëve duke e përdorur atë për qëllime politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087900161743164
array(1) { ["section"]=> string(81) "vasili-opozita-te-bashkepunoje-per-miratimin-e-ndryshimeve-ne-kodin-zgjedhor-5459" }