Vasili-Ramës: Letrat e tua vijnë erë injorancë, shiko parimet e perëndimorëve

Publikuar tek: politike, më 16:37 26-05-2019 Vasili-Ramës: Letrat e tua vijnë erë injorancë, shiko parimet e perëndimorëve

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me letrën e 5 të kryeministrit Rama, drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Vasili e krahason Ramën me udhëheqësit perëndimor si May dhe Kurz, por edhe me ministren e Mjedisit në Meksikë, Josefa Gonzales Blanco Ortiz Mena, e cila ka dhënë dorëheqjen për shkak të një vonese që u ka shkaktuar disa pasagjerëve në një avion.

Sipas Vasilit, ministrja e Meksikës dorëhiqet për parime, ndërsa Rama shkruan përçartje mëngjezore.

Statusi i plotë:

Ministrja e Meksikes dorehiqet per parime, ndersa Rama shkruan percartje mengjezore!?

Doreheqjet per shkak te standarteve te larta te politikes parimore nga Austria,Anglia edhe nga Meksika e larget jane prova,qe ndan nje politikan nga nje sharlatan.

Dihet pse dha doreheqjen Kurz dhe May.

Por sot vjen nje shembull i jashtezakonshem nga Meksika.

Lexojeni arsyen e doreheqjes se ministres se mjedisit te Meksikes dhe kuptoni cfare kryeministri eshte Edi Rama dhe cfare standartesh morale dhe politike mizerabel e udheheqin tek zvarritet turpshem neper letra te cartura,qe vijne ere injorance e mediokritet dhe myk padijeje.

Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Meksikes dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar nje vonesë për udhëtarët,që udhëtonin në ate aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

Gonzalos deklaroi dorehjen dhe tha:
"Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026029109954834
array(1) { ["section"]=> string(82) "vasili-rames-letrat-e-tua-vijne-ere-injorance-shiko-parimet-e-perendimoreve-165771" }