Vasili reagon ashpër pas protestës: Fund i pashmangshëm për kryeminstrin e vetmuar dhe bretkosat rreth tij

Publikuar tek: politike, më 17:21 28-01-2018 Vasili reagon ashpër pas protestës: Fund i pashmangshëm për kryeminstrin e vetmuar dhe bretkosat rreth tij

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar pas protestës së djeshme duke u shprehur se kësaj qeverie i erdhi fundi. 

Sipas Vasilit, dje populli izoloi kryeministrin e vetmuar sipas tij dhe bretkosat rreth tij. Sakaq, protestën e djeshme e ka cilësuar si hapin më gjigand që populli ka bërë ndonjëherë.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat perqark tij.

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar,te vetmuar,te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume.
Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.
Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave,
qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.
Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer....

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010978937149048
array(1) { ["section"]=> string(112) "vasili-reagon-ashper-pas-protestes-fund-i-pashmangshem-per-kryeminstrin-e-vetmuar-dhe-bretkosat-rreth-tij-108257" }