Vasili reagon ndaj deklaratës së Lu-së: Çfarë kërkon Komisioni i Venecias për kryeprokurorin, kërkon dhe opozita

Publikuar tek: politike, më 13:50 19-01-2018 Vasili reagon ndaj deklaratës së Lu-së: Çfarë kërkon Komisioni i Venecias për kryeprokurorin, kërkon dhe opozita

Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadorit amerikan për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit. 

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, reagoi më anë të një statusi në facebook pas propozimit të PD-së, lidhur me shkarkimin e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Lu u shpreh se kushtetuta dhe ligji janë shumë të qarta dhe se mbështet opinionin ligjor që parashikon OPDAT dhe EURALIUS. 

Vasili ka vendosur theksin te Komisioni i Venecias dhe te kërkesat që ky komision ka pasur për çështjen e kryeprokurorit. Kreu u Grupit Parlamentar të LSI thotë se edhe opozita kërkon po të njëjtat kërkesa: Konsensus dhe përjashtim të emërimeve tërësisht politike.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.
Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.
Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.
Kush "harron" qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.
Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.
Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.

Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:
Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm. 
Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011298179626465
array(1) { ["section"]=> string(117) "vasili-reagon-ndaj-deklarates-se-lu-se-cfare-kerkon-komisioni-i-venecias-per-kryeprokurorin-kerkon-dhe-opozita-107139" }