Vasili sulmon ashpër Ramën për reformimin e ASH: Vegjetoi për 4 vite, shfajsimi është turp

Publikuar tek: politike, më 16:23 05-09-2017 Vasili sulmon ashpër Ramën për reformimin e ASH: Vegjetoi për 4 vite, shfajsimi është turp

Kreu i grupit parlamentar të LSI, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Rama për ccështjen e zgjedhjeve dhe reformimit të Akademisë së Shkencave.

Vasili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thotë se për 4 vite kryeministri vegjetoi dhe në krye të mandatit të dytë kujtohet që të reformojë Akademinë e Shkencave.

“Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës”, shkruan Vasili.

Më poshtë statusi i plotë i Petrit Vasili:

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025418043136597
array(1) { ["section"]=> string(94) "vasili-sulmon-ashper-ramen-per-reformimin-e-ash-vegjetoi-per-4-vite-shfajsimi-eshte-turp-91248" }