Vasili sulmon Reformën në Drejtësi: Ja 10 atentatet e “Rilindjes” ndaj saj

Publikuar tek: politike, më 19:41 22-07-2019 Vasili sulmon Reformën në Drejtësi: Ja 10 atentatet e “Rilindjes” ndaj saj Petrit Vasili, LSI

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në tre vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi, thotë se kjo reformë është “vrarë” nga “Rilindja.

Vasili sulmon institucionet e drejtësisë së re, KLGJ dhe KLP duke thënë se janë mbushur me njerëz pa integritet, falsifikatorë e spiunë. Ish-deputeti nuk kursen as kritikat për Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe procesin e vettingut.

Reagimi i plotë i Vasilit:

10 atentatet e rilindjes, që vranë reformën në drejtësi!

1.Ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut u dhunuan të gjitha.

2.KLGJ dhe KLP e mbushur me njerëz pa integritet nga fallsifikatorë, evazorë e deri në spiunë të sigurimit.

3.Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është si yjet që rrijnë e vështrojnë se si integriteti i reformës rrënohet e kapet pa kthim.

4.Vetingu me dy standarte fakt i pamohueshëm nga këtu deri në Strasburg.

5.Prokurori i përgjithshëm u kap dhunshëm nga rilindja me 69 vota kur Kushtetuta kërkon minimumi 84.

6.Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u shkatërrua për ta kthyer në vegël në funksion të kapjes së drejtësisë.

7.Gjykata Kushtetuese u asgjësua për të mbrojtur rilindjen nga ndëshkimi.

8.Gjykata e Lartë gjithashtu është asgjësuar dhe mbi 32 mijë çështje janë bllokuar atje.

9.As skandali i Unazës së Re, as dosja 339, as dosja 184 dhe as 30 qershori nuk hetohen por bllokohen me qellim dhe kërkush nga qeveria nuk del përpara drejtesisë, ndërsa qytetarët e vjedhur po.

10.Më shumë se 63% e shqiptarëve nuk besojnë te kjo reformë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007857084274292
array(1) { ["section"]=> string(78) "vasili-sulmon-reformen-ne-drejtesi-ja-10-atentatet-e-rilindjes-ndaj-saj-173008" }