Vasili sulmon Vlahutin: Delegacioni i BE nuk mund të luajë si të dojë me besimin e shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 23:58 12-02-2018 Vasili sulmon Vlahutin: Delegacioni i BE nuk mund të luajë si të dojë me besimin e shqiptarëve

Kryetari i Grupiut të LSI ka sulmuar sërish ambsadoren e BE në vendin tonë. Pas deklaratës së dhënë nga Vlahutin në Komitetitn e Stabilizim Asociimit lidhur me rolin e ONM, Vasili e ka akuzuar atë për dy qëndrime të kundërta.

Përmes një statusi në facebook, Vasili shkruan “Vlahutin dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të luajne si të duan me besimin e qytetarëve shqiptarë”.

Statusi i plotë:

Ciles Vlahutin t’i besojme….???

Vlahutin dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të luajne si të duan me besimin e qytetarëve shqiptarë.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit u perfshi edhe ne Kushtetuten e vendit, me insistimin e jashtezakonshem deri edhe kercenues te z.Lu dhe zj.Vlahutin, si instrumenti i vetem garantues e vendimtar per integritetin e zbatimit te reformes ne drejtesi.

Kryeministri e perbuzi ONM,gjetjet e sugjerimet e saj per te skualifikuar kandidate te caktuar u hodhen poshte dhe ata u votuan ne parlament nga rilindja, e bashke me kete ra edhe garancia e integritetit te ref. ne drejtesi.

Sot zj.Vlahutin ne mbledhjen e Keshillit te Stabilizim Asocimit na thote “qe ONM ka vetem funksion thjesht keshillues”.

Ciles Vlahutin t’i besojme…..????

Ja cfare shkruhet ne ëeb e delegacionit europian ne Tirane:

“Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012449026107788
array(1) { ["section"]=> string(100) "vasili-sulmon-vlahutin-delegacioni-i-be-nuk-mund-te-luaje-si-te-doje-me-besimin-e-shqiptareve-110053" }