Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë para mediave se e kundërshton për të disatën herë testimin e qeverisë ndaj mjekëve. Vasili tha se një gjë e tillë i kundërvihet legjislacionit në Shqipëri .
“Janë pyetje të hartuara nga njerëz që nuk merren me mjekësi dhe nuk vlejnë për për njerëzit që nuk merren me mjekësi. Janë interesante për të marrë njohuri por nuk kanë lidhje me profesionizmin”, tha Vasili i pyetur mbi testimin e shumpërfolur dhe pyetjet e bëra publike edhe në media.
“Pyetjet kanë dozë humori, me metafora pro me asnjë element profesional. Ky është një poshtërim që iu bëhet mjekëve”, shtoi Vasili.
Zgjidhja e vetme sipas Vasilit, do të ishte tërheqja e menjëhershme e qeverisë dhe përmirësimi i sistemit në vazhdim.
“Po ne nëpërmjet rezolutës kemi shprehur vullnetin dhe gatishmërinë tonë. Sigurisht qartësimi i modaliteteve është një moment i përshtatshëm për të diskutuar në mënyrë konkrete për çështjen. Kështu që nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtie, as parimore, po as edhe të shprehjes së vullnetin, sepse tashmë kjo është një çështje e bërë publike nëpërmjet një impenjimi të përbashkët politik. Kështu që nuk shoh asnjë arsye, as për një përplasje politike, as për një debat politik”, ka thënë Vasili në lidhje me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit të dekriminalizimi.