Vasili: Vendi ka prekur fundin në ekonomi, Rama po rrëmben lekët e shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 15:35 29-08-2019 Vasili: Vendi ka prekur fundin në ekonomi, Rama po rrëmben lekët e shqiptarëve Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se po “rrëmben lekët e shqiptarëve” për të kënaqur veten dhe oligarkët.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Shqipëria ka prekur fundin në ekonomi dhe një hap më tej “është gremina”.

Postimi i Petrit Vasilit:

“Arti i qeverisjes konsiston në mbledhjen e aq parave nga një klasë sa të mund të kënaqë me to klasën tjeter” kështu thotë Voltaire një nga Filozofët më të mëdhenj.

Kurse shkollëpaku që qeveris në Shqipëri rrëmben lekët e shqiptarëve dhe kënaq me to veten dhe oligarket. Prandaj shqiptaret jane ne mjerim dhe te zemeruar sepse parate e tyre rrembehen dhe mijra te varfer shtohen cdo vit.

Kur shkollepakesia dhe babezia behen bashke prodhohet vetem shkaterrim ekonomik dhe hajduteri pa kufi. Shqiperia e ka prekur fundin ne ekonomi dhe nje gjysem hapi me tej eshte gremina dhe shkretimi i vendit.

Kriza duhet ndalur sot,neser kriza do te jete pa kthim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026220083236694
array(1) { ["section"]=> string(83) "vasili-vendi-ka-prekur-fundin-ne-ekonomi-rama-po-rremben-leket-e-shqiptareve-176643" }