Vasilika Hysi i jep ‘leksione’ Ralf Gjonit, deputeti ngre zërin dhe 'vrapon' drejt foltores. Kolegu Piciri i drejtohet kryetares së seancës: Kjo vazja më la 2 minuta

Publikuar tek: politike, më 10:59 22-10-2020 Vasilika Hysi i jep ‘leksione’ Ralf Gjonit, deputeti ngre zërin dhe 'vrapon' drejt foltores. Kolegu Piciri i drejtohet kryetares së seancës: Kjo vazja më la 2 minuta FotoMontazh: Vasilika Hysi - Ralf Gjoni - Erion Piciri

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot seancën e radhës plenare ku nuk kanë munguar debatet mes vetë deputetëve dhe drejtueses Vasilika Hysi.

Ka qenë fillimisht Ralf Gjoni që është “përplasur” me Hysin, ndërsa kjo e fundit në cilësinë e drejtueses së seancës i tregoi deputetit Rregulloren për pjesëmarrje në Komisone.

“E para: Ju jeni anëtar Komisioni dhe merrni pjesë në Komisione. E dyta çdo deputet merr pjesë në mbledhjet e çdo komisioin por nuk mund të votojë”, i drejtohet Hysi Gjonit, ndërsa ky i fundit e ndërpret. “Të tërheq vëmëendjen zoti Gjoni. Mëso të flasësh me etikë”, i thotë përsëri Hysi Ralf Gjonit, ndërsa ai niset me nxitim drejt foltores dhe “debaton” me Erion Braçen që i tregonte dhe ai Rregulloren.

Menjëherë, fjalën e mori deputeti Erion Piciri, i cili teksa kërkonte më shumë minuta për të folur, iu drejtua drejtueses së seancës Vasilika Hysi me fjalët “për 2 minuta që më ka lënë kjo vajza do ta çoj përpara koncepitn tim."

Piciri: Zonja kryetare nëse ka mundësi mi hiqni ato minutat të flas pak për procedurë se është çështje procedure njëherë përpara fjalës time. Të lutem, zonja kryetare

Hysi: Zoti Piciri ju kal dhënë fjalën 2 minuta

Piciri: Për dy minuta nuk flitet për asgjë. Vëre njëcik atje për dy minuta, dy minuta për një cështje kaq të madhe...

Hysi: Zoti Piciri mbani fjalën ju luitem

OPiciri: Ralf (Ky shkon drejt foltores), ki besim se për 2 minuta që më ka lënë kjo vajza do ta çoj përpara koncepitn tim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projekt-buxheti i 2021, PD: Mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit
I kërkon kohë për të folur, Rudina Hajdari përplaset me Vasilika Hysin në Kuvend; Socialistja i kthehet ashpër: Mos ma drejto gishtin mua, je grua e nënë (DEBATI) »
Article Logic
Execution time: 0.012353897094727
array(1) { ["section"]=> string(165) "vasilika-hysi-i-jep-leksione-ralf-gjonit-deputeti-ngre-zerin-dhe-vrapon-drejt-foltores-kolegu-piciri-i-drejtohet-kryetares-se-seances-kjo-vazja-me-la-2-minuta-224705" }