Vatër e re infeksioni në burgun e Beratit, 3 gardianë dhe 2 policë pozitiv me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 20:45 04-12-2020 Vatër e re infeksioni në burgun e Beratit, 3 gardianë dhe 2 policë pozitiv me koronavirus Foto arkive/ burgu i Beratit

Vatër e re infektimi është regjistruar sot në burgun dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit. Tre gardianë dhe 2 inspektorë policie në DPV Berat janë konfirmuar sot “pozitiv” me Covid-19.

Kjo ka sjellë edhe mbylljen e një sektori të regjimit të brendshëm në Burgun e Beratit dhe karantinimin e disa gardianëve.

Edhe në bashkinë e Beratit janë regjistruar sot tre të infektuar me Covid-19, dy prej tyre specialistë dhe tjetri inspektor.

Mes të infektuarve të sotëm konfirmohen: 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, 1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan, 1 edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira” dhe 1 edukatore në kopshtin e fshatit Syzezë. 

Numri total i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 651.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pjerin Ndreu humb njeriun e shtrenjtë nga COVID: Gjithë jetën më ka impresionuar me burrërinë dhe dashamirësinë, jam i pikëlluar pafund për ikjen tënde
KQZ mes 3 alternativave, ja si mund të votojnë emigrantët shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit »
Article Logic
Execution time: 0.01001501083374
array(1) { ["section"]=> string(95) "vater-e-re-infeksioni-ne-burgun-e-beratit-3-gardiane-dhe-2-police-pozitiv-me-koronavirus-230211" }