Vatikani, aty ku takohen shenjtorët me shejtanët...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:59 04-09-2016 Vatikani, aty ku takohen shenjtorët me shejtanët...

“Vatikani, aty ku takohen shenjtorët me shejtanët...”. Kështu e titullon komentin e tij gazetari Ylli Dylgjeri ndërsa flet për librin “Ujku Gri”. Sipas Dylgjerit libri nuk është një teori konspiracioni, por është një histori e gjallë e Luftës së Dytë Botërorë, dhe e personazheve më në zë të saj.

KOMENTI I PLOTË I DYLGJERIT:

“Vatikani, aty ku takohen shenjtoret me shejtanet...Blasfemi? Jo! Realitet. Sapo mbarova librin Ujku Gri, arratisja e Adolf Hitlerit, shkruar nga dy autoret angleze me nje reputacion te madh Simon Dustan & Gerrard Ëilliams.
Libri nuk eshte nje teori konspiracioni, por eshte nje histori e gjalle e Luftes se Dyte Botërore, dhe e personazheve me ne ze te saj. Nje liber dokumentar qe na jep fakte te gjalla te historise se personazheve me te erret te kesaj lufte te perbindeshme qe vrau miliona njerez te pafajshem.
Autoret e librit kane harxhuar pese vitet e fundit duke humtuar mbi zhdukje e Adolf Hitlerit dhe Eva Braunit- duke pershkruar globin, intervistuar deshmitaret okular, duke nxjerre dokumente ne drite, duke bashkuar nje mal me deshmi qe i ka binduar ata per nje fakt thuajse shume te tmershem per tu soditur: se Adolf Hitleri i shpetoi ndeshkimit dhe mbijetoi ne nje qetesi relative ne Patagoni te Argjentines deri ne vdekje e tij ne 1962.
Nje nga pyetjet qe ngrihet ne parathenien e librit eshte: Kush ka qene roli i Vatikanit ne mbrojtjen e sigurimin e arratisjes se disa nazisteve?
Libri hedh drite ne sqarimin e kesaj pyetje.
Nje pjese e mire e "Organizates naziste" qe emigroi dhe mbijetoi ne Argjentin e viteve 1945 ishin kontribut i drejtperdrejte i Vatikanit. Nga mfshehja e krimineleve, paisja me dokumentacion identiteti te rreme, veshja me titujt fetar fallco dhe deri ne transportimin ne destinacion (Argjentine) i autoreve te shpallur ne kerkim nga Gjykatat e kohes. Nje prej figurave me te larta naziste qe perfitoi nga ky deportim ishte edhe vete Ministri i Thesarit te Hitlerit, hija e Fyhrerit, Martin Borman. Ishte mprehtesia per biznes e Bormanit qe e beri Hitlerin jashtezakonisht te pasur dhe e lejoi krijimin e Aktion Feuerland per te realizuar arratisjen e Fyhrerit ne Argjentine.
Duke lexuar kete liber, lexuesi do te njohe ne detaje kontributin e Vatikanit ne keto arratisje spetakolare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027204990386963
array(1) { ["section"]=> string(53) "vatikani-aty-ku-takohen-shenjtoret-me-shejtanet-51850" }