Vatra të mëdha zjarri 'përpijnë' Portugalinë, zjarrfikës dhe banorë të plagosur

Publikuar tek: bota, më 09:55 22-07-2019 Vatra të mëdha zjarri 'përpijnë' Portugalinë, zjarrfikës dhe banorë të plagosur Foto ilustruese

Portugalia është përfshirë nga tre vatra të mëdha zjarri.

Fillimisht zjarri ra në provincën e Castel Branco, dy orë larg kryeqytetit Lisbonë. Raportohet se mbi 1000 forca zjarrfikëse ndodhen në terren për të shuar flakët.

7 prej zjarrfikësve dhe rreth 10 banorë me djegie të lehta, janë transportuar me helikopter për në spitalet e Lisbonës.

Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar punën për shuarjen e zjarreve.

Në dispozicion të reparteve zjarrfikës janë vënë edhe helikopterë me ngarkesa uji kurse ushtria pret urdhërin për të dhënë edhe ajo ndihmesën e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15148591995239
array(1) { ["section"]=> string(83) "vatra-te-medha-zjarri-perpijne-portugaline-zjarrfikes-dhe-banore-te-plagosur-172931" }