Vazhdojnë sulmet Manjani-Vasili, ish-ministri: Unë avokat i Qeverisë?! Gallatë

Publikuar tek: politike, më 13:59 28-12-2017 Vazhdojnë sulmet Manjani-Vasili, ish-ministri: Unë avokat i Qeverisë?! Gallatë

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Petrit Vasilit, lidhur me letrën që Meta i dërgoi Trump për votën në OKB.

Ndërsa Manjani deklaroi se Meta bëri gabim për letrën e dërguar, Vasili reagoi duke thëne se ish-ministri po bënte “avokatin e qeverisë”.

Sakaq, Manjani ka reagur sërish ditën e sotme.

“Pavarësisht se jam ndër kritizerët më solid të Rilindjes edhe kur shërbeva në qeveri, prap qenkësha avokat i qeverisë?!”, shprehet Manjani.

Reagimi i plotë:

Për tregetarët e lirisë së shprehjes.
Pas një opinioni që ndava dje me miqtë e mi në FB, u bënë disa komente në media.

Dikush më quajti “avokat i qeverisë” sepse kritikova Presidentin për një letër që you Shkoi Trump! Pavarësisht se në atë opinion zbulova një mashtrim të qeverisë me FBI, prap paskësha qenë avokat i saj!

Pavarësisht se jam ndër kritizerët më solid të Rilindjes edhe kur shërbeva në qeveri, prap qenkësha avokat i qeverisë?!

Pavarësisht se edhe për votimin ne OKB e kisha kritikur Rilindjen e madje e kritikova se ai votim ishte njësoj si në kohën e Enverit. Prap jam avokat i qeverisë!

Gallatë apo jo?!

Më vjen të qeshur me thënë të drejtën. Jam i bindur se edhe vete Presidenti është i bindur se letra ishte e nxituar. Ashtu sic jam i bindur se nuk ka asnjë diplomat karriere që ta jetë dakortësuar me atë vendim!

Po edhe mos qoftë kështu, punë e madhe! Analiza ime është e imja!

Por njerezit e klisheve mediatikë i shohin njerezit si pjesë grupesh e klanesh.

Si tja bejm ne që mendojmë e do themi gjerat sic i mendojmë?!

Vështirë, duket! Por do vazhdoj të mendoj pa e tregëtuar lirinë për tu shprehur!

Në daç ta besojnë e në daç jo! Mua aq më bën!

Tani shendet e gëzuar për këtë vit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ e fut në rendin e ditës, zbulohet kur do merret vendimi për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën
Votuan buxhetin e Tiranës, LSI e ashpër 4 këshilltarët e saj, merr një vendim të prerë »
Article Logic
Execution time: 0.011868000030518
array(1) { ["section"]=> string(81) "vazhdojne-sulmet-manjani-vasili-ish-ministri-une-avokat-i-qeverise-gallate-104663" }