Vazhdon aksioni i AKU, bllokon 30 ton kripë me nivel të ulët jodi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 22-05-2019 Vazhdon aksioni i AKU, bllokon 30 ton kripë me nivel të ulët jodi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bllokon 31 ton kripë me vlerën totale prej 2,6 milionë lekë dhe detyron tërheqjen nga tregu të 15 ton kripe me nivel të ulët jodi.

Nga kontrollet e ushtruara konstatuan 4 shkelje ligjore dhe u morën masat e mëposhtme:

-Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, u mor masa administrative "gjobë" me vlerë 1,000,000 lekë,

-Për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, u mor masa administrative "gjobë" me vlerë 100,000 lekë,

-Për etiketim produkti të parregullt, u vendos masa administrative "gjobë" me vlerë 100,000 lekë,

-Për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor, u vendos masa administrative "gjobë" me vlerë 300,000 lekë.

-Përpos masave të mësipërme, u vendos masa “Bllokim” për sasinë prej 16.2 ton kripë dhe subjektit i’u kërkua të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës e cila nuk përmbushte kriteret ligjore për nivelin e jodit me detyrën për asgjesimin e saj. Si dhe u vendos ndërprerja e menjëhershme e veprimtarisë së tregtimit të kripës.

-Nga kontrolli i kryer në një tjetër subjekt (N&N) për përmbushjen e kërkesave ligjore për tregtimin e kripës u konstatuan disa problematika dhe u morën masat si më poshtë:

-Për import në kundërshtim me ligjin, u vendos masa administrative "gjobë" me vlerë 1,000,000 lekë,

-Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë së produktit, u vendos masa administrative "gjobë" me vlerë 100,000 lekë,

-Operatori i Biznesit Ushqimor u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i vendosur për të mos toleruar asnjë subjekt i cili në kundërshtim me ligjin tenton të cënojë shëndetin e konsumatorëve. Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë. Me ndryshimet në Kodin Penal do të ashpërsohen masat ndëshkuese, duke përfshirë edhe dënimin me burg ndaj kujtdo që tenton të vëndos në rrëzik shëndetin e konsumatorëve.

Screenshot_4.png

Screenshot_3.png

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02170205116272
array(1) { ["section"]=> string(71) "vazhdon-aksioni-i-aku-bllokon-30-ton-kripe-me-nivel-te-ulet-jodi-165338" }