Policia e Tiranës vazhdon aksionet për ndërtimet pa leje dhe rilidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Kështu, sipas informacionit të zyrës së shtypit të drejtorisë së Policisë së Tiranës, u arrestua ditën e djeshme në flagrancë shtetasi Miri Bunguri, 37 vjeç banues në Tiranë, sepse sipas policisë, është kapur duke ndërtuar pa leje.
Po ashtu, pas informacioneve të marra nga terreni, ditën e djeshme policia bëri edhe arrestimin e dy shtetasve të tjerë Fatmir Përgjegji, 55 vjeç, banues në Tiranë, sepse në banesën e tij kishte rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.
Prangat u hodhën për të njëjtin motiv edhe ndaj shtetasit Mersin Vrapi, 50 vjeç, pasi edhe ky i fundit, në banesën e tij në kryeqytet, kishte rilidhur energjinë po në mënyrë të paligjshme. Për të gjithë këta shtetas, materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës.