Reshjet e borës në Pukë kanë lënë pa energji dhjetra fshatra dhe kanë vënë në rrezik qarkullimin e makinave në akset rrugore Pukë-Tropojë.
Vazhdimi i borës ka sjellë dëmtimin e 53 shtyllave të tensionit të mesëm duke lënë pa energji dhjetra banorë nëpër fshatra. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se duhet patur shumë kujdes me qarkullimin e makinave, pasi në këto zona ka rrezik edhe për ortekë.
Kështu përdorimi i detyrueshëm i zinxhirëve dhe vëmendja ndaj orteqeve duhet të jetë për aksin Qafë Mali-Qafë Shllak dhe Qafë Mali-Bajram Curri.