Vazhdon gjuha e koduar, Meta mesazh nga LALËZI: Deti nervoz, shpresojmë të reflektojë më vonë

Publikuar tek: politike, më 08:12 24-08-2019 Vazhdon gjuha e koduar, Meta mesazh nga LALËZI: Deti nervoz, shpresojmë të reflektojë më vonë Presidenti Meta sot në Lalëz

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një foto nga Gjiri i Lalëzit. Nga profili i tij në ‘’Facebook’’, Kreu i Shtetit shkruan se ‘’shpreson që deti i nervozuar të qetësohet më vonë’’.

''Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë', shkruan zoti Meta.

Numri 1 i shtetit i dërgon sërish mesazh të koduar kryeminisrit Rama. Mesazhi në fjalë aludohet se i dërgohet kreut të qeverisë, edhe pse nuk e përmend emrin e këtij të fundit në mënyrë direkte.

Midis dy përfaqësuesve më të lartë të shtetit shqiptar ka nisur një luftë e ashpër politike duke nisur me refuzimet e dekretimit të ligjeve të mazhorancës socialiste e deri te lëvizja për shkarkimin e Metës nga shumica e majtë pasi ai ccdekretoi datën 30 qershor për zgjedhje lokale duke caktuar 13 tetorin. Ky vendim i kreut të shtetit konsiderohet si ‘’krim antikushtetues’’ nga shumica socialiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027346849441528
array(1) { ["section"]=> string(97) "vazhdon-gjuha-e-koduar-meta-mesazh-nga-lalezi-deti-nervoz-shpresojme-te-reflektoje-me-vone-176162" }