Vazhdon historia e skandalit, rrahje e grushta ne ‘’Top Awards’’. A u bë Xhemi Shehu ''mollë sherri'' ?!

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:22 25-06-2016 Vazhdon historia e skandalit, rrahje e grushta ne ‘’Top Awards’’. A u bë Xhemi Shehu ''mollë sherri'' ?!

Tjetër skandal në ‘’Top Awards’’ natën e mbrëmshme. Pas ofendimit të madh të Ledion Liços, moderatorit të ‘’Top Channel’’ dhe dhëndrrit të Vjollca Hoxhës nga rreperi Noizy, një tjetër sherr i madh është regjistruar.

Mehmet Elshani ,menaxheri i këngëtares Kida dhe një mik i tij kanë grushtuar gazetarin e ‘’Klan Kosova’’, Vlorijan Halili.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hollin e hotelit ''Dilo'' në Laprakë, pas mesnate, kur ‘’Top Awards’’ kishte përfunduar. Halili është dëmtuar në sy dhe ka shenja të tjera në trup.

Shkak për sherrin është bërë një artikull publikuar në ‘’Prive.al’’, ku shkruhej se moderatorja Xhemi Shehu nuk kishte njohur artistët e menaxherit Elshani.

‘’Një ngjarje e paprecedent, për të parën herë në historinë shtatë vjeçare të funksionimit të Prive si adresa numër një e showbizit në trojet shqipfolëse është shënuar mbrëmë pas përfundimit të ''Top Awards''.

Gazetari Vlorijan Halili, i cili me punën e tij si asnjë gazetar tjetër shqiptar ka rënë në sy dhe është komentuar edhe prej prestigjiozes britanike Daily Mail, është sulmuar nga menaxheri i On Records, Mehmet Elshani bashkë me një person tjetër.

Duket se Elshanit i ka djegur shumë fakti i raportimit se ‘yjet’ e tij nuk janë njohur nga gazetarja Xhemi Shehu në tapetin e kuq, e cila për fat të keq nuk ia ka pasur as idenë më të vogël për emrat e reperëve.

Ky raportim, i realizuar në Prishtinë, komplet i shkëputur nga Vlorijani që gjendej në terren përkundër faktit se është transmetuar LIVE para mijëra spektatorëve në Top Channel, nuk ka mundur të kapërdihet lehtë për daljen në Prive.al nga Mehmet Elshani, në mungesë të çfarëdo lloj mjeti tjetër ka zgjedhur dhunën duke i shkaktuar lëndime trupore Vlorijanit.’’, shkruan ‘’Prive.al’’.

denoncimimenaxheri.jpg

denoncimimenaxheri2.jpg 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042680978775024
array(1) { ["section"]=> string(97) "vazhdon-historia-e-skandalit-rrahje-e-grushta-ne-top-awards-a-u-be-xhemi-shehu-molle-sherri-44563" }