Vazhdon lehtësimi i masave në vendet e BE, ky është shteti i radhës që rihap kufijtë

Publikuar tek: bota, më 07:37 04-06-2020 Vazhdon lehtësimi i masave në vendet e BE, ky është shteti i radhës që rihap kufijtë Ilustruese

Belgjika është shteti i radhës që ka vendosur të rihapë kufijtë e saj me vendet e tjera të Bashkimit Europian, Britaninë e Madhe.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministrja belge Sophie Wilmes, e cila tha se kufijtë do të rihapen duke filluar nga 15 qershori, ndërsa në datën 8 qershor do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre edhe baret dhe restorantet.

"Kafenetë, baret dhe restorantet mund të rihapen, nën kushte të rrepta, nga e hëna e ardhshme, me 8 qershor”, tha Wilmès.

Gjithashtu kryeministrja belge u shpreh se personeli që shërben e ka të detyruar të mbajë maskë.

“Në veçanti, do të duhet të zbatohet një distancë prej 1,50 metrash midis tryezave dhe maksimumi 10 njerëz në një tryezë, shtoi udhëheqësja liberale, duke shtuar se personeli duhet të mbajë maskë, shërbimi do të jetë i mundur vetëm në tryezë dhe institucionet duhet të mbyllen jo më vonë se 1:00 e mëngjesit", shtoi ajo.

Ndërkohë Belgjika do të pres udhëzimet e Bashkimit Europian për rifillimin e udhëtimeve për vendet jashtë Europës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093889236450195
array(1) { ["section"]=> string(90) "vazhdon-lehtesimi-i-masave-ne-vendet-e-be-ky-eshte-shteti-i-radhes-qe-rihap-kufijte-208987" }