Vazhdon misteri i zhdukjes së Moisi Habilaj, mediat italiane: Kaloi festat me gruan dhe fëmijët, me 30 dhjetor...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:30 15-01-2021 Vazhdon misteri i zhdukjes së Moisi Habilaj, mediat italiane: Kaloi festat me gruan dhe fëmijët, me 30 dhjetor... Moisi Habilaj

Vijon misteri i arratisjes dhe zhdukjes të trafikantit shqiptar të drogës, Moisi Habilaj.  

Mediat italiane kanë rindërtuar lëvizjet e fundit të Habilaj përpara arratisjes së 9 janarit, ku gjithçka nisi pas vizitës së bashkëshortes së tij në banesën ku po kalonte arrestin e shtëpisë.

Sipas "Meridionews.it" gjatë sezonit të festave bashkëshorjta dhe fëmijët e tij u nisen nga Shqipëria drejt Brindizit me traget.

Fillimisht ndaluan në portin e Brindizit për të shkuar drejt Siçilisë e cila ndodhet më pak se 8 orë larg shtëpisë ku po qëndronte Moisi Habilaj. Policia ka rënë në gjurmët e tyre dhe ka kryer disa ndalesa për ta për të kryer kontrolle rutinë.
Më 30 dhjetor policia trokiti në derën e Habilajve.

Efektivët e skuadrës së lëvizshme të Catania me mbështetjen e kolegëve nga stacioni i policisë Caltagirone kanë trokitur në banesën e tij dhe kanë gjetur aty Moisi Habilaj, i cili është marrë për tu dërguar në zyrat e Via Santa Maria di Gesù. Në fund të ditës, Habilaj u rikthye në shtëpi.

Në ditët e para të Janarit 2021, gruaja e tij u largua drejt Shqipërisë. Telefoni i Habilaj është i fikur që prej të shtunës së 9 janar, duke shtuar dilemat për fatin dhe destinacionin e radhës të Moisi Habilaj.

Pak ditë më parë, Habilaj u dënua nga Gjykata e Katanias me 15 vite e 5 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria drejt Siçilisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frika nga vettingu, gjyqtari i Beratit jep dorëheqjen, përfundimisht jashtë Drejtësisë (EMRI)
E rëndë në Itali/ Shqiptari del për gjueti dhe humb jetën me një plumb në kokë, dyshimet e para (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.020385980606079
array(1) { ["section"]=> string(114) "vazhdon-misteri-i-zhdukjes-se-moisi-habilaj-mediat-italiane-kaloi-festat-me-gruan-dhe-femijet-me-30-dhjetor-235152" }