'Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut', ish-ministri: Nuk kanë ndërmend të tërhiqen...

Publikuar tek: aktualitet, më 08:43 16-04-2019 'Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut', ish-ministri: Nuk kanë ndërmend të tërhiqen...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar kapjen e një sasie të madhe drogë në Maltë me destinacion Shqipërinë.

Sipas Manjanit, 'importi' i sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

'Droga vazhdon...
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.

Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend...

Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.

“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam', shkruan Manjani.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022315979003906
array(1) { ["section"]=> string(95) "vazhdon-trafiku-i-droges-si-n-top-t-karadakut-ish-ministri-nuk-kane-ndermend-te-terhiqen-160599" }