Vdekja e 10 vjeçares në një sfidë në rrjetet sociale, Italia vendos të "mbyllë" Tik tok-un

Publikuar tek: rajon, më 21:15 23-01-2021 Vdekja e 10 vjeçares në një sfidë në rrjetet sociale, Italia vendos të Tik Tok

Prokuroria italiane ka hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një 10 vjeçare, e cila mori pjesë në një sfidë në rrjetin social Tik Tok.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë bllokuar përkohësisht aksesin në Tik Tok për përdoruesit që nuk mund të provojnë se janë mbi 13 vjeç.

Vajza vdiq në një spital në Palermo pasi u gjet të mërkurën nga motra e saj pesë vjecare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.

Kompania “ByteDance” që ka në pronësi Tik TOk-un tha se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitje të mundshme të vetëvrasjes.

“Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon dhe glorifikon sjellje që mund të jenë të rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Prindërit e vajzës, thanë për la Repubblica-n, se vajza tjetër u kishte shpjeguar se e motra po luante lojën blackout. “Ne nuk dinim asgjë për këtë. Dinim vetëm se vajza jonë e përdorte TikTokun për kërcime dhe për të parë video. Nuk mund ta imagjinonim këtë mizori”, tha babaii vajzës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjosa Osmani paralajmëron: Nuk do të toleroj abuzime me KQZ-në
Ramush Haradinaj i del në krah Albin Kurtit: Jam kundër që t’i mohohet çdokujt e drejta për kandidim »
Article Logic
Execution time: 0.011303186416626
array(1) { ["section"]=> string(94) "vdekja-e-10-vjecares-ne-nje-sfide-ne-rrjetet-sociale-italia-vendos-te-mbylle-tik-tok-un-236140" }