Zbulohet kush ishte mjeku anestezist që mjekoi gabimisht vajzën 15-vjeçare, Blerta Pepa në një operacion, që fatkeqësisht dështoi pasi vajza ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes.
Ai ështe Tefik Zhurda 53 vjeç banues në Tiranë. Pas vdekjes së vajzës mjeku ka tentuar të vetëvritet duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.
Në media qarkullon tashmë edhe fotoja e mjekut, i cili shfaqet me uniformën e mjekut specialist.
Ai ndodhet i shtruar në spitalin shtetëror dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.