Vdekja e 16 vjeçares në spital, Tritan Shehu del në mbrojtje të mjekëve

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 16-05-2017 Vdekja e 16 vjeçares në spital, Tritan Shehu del në mbrojtje të mjekëve

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e sotme në një spital privat në Tiranë, ku humbi jetën një 16 vjeçare në sallën e operacionit. Kanë dalë dhe zërat e  parë por dhe kundër mjekëve që asistuan në operacion, të cilët aktualisht ndodhen nën arrest.

Një nga zërat e parë  që ka dalë në mbrojtje të mjekëve është deputeti dhe njëkohësisht mjeku Tritan Shehu. Në reagimin e tij, Shehu fillimisht ka shprehur ngushëllimet për familjarët e vajzës dhe më tej ai bën thirrje që të priten rrezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, duke mos denigruar dhe përbaltur punën e mjekëve.

Më poshtë reagimi i plotë i Tritan Shehut:

E PA NDERSHME TE DENIGROSH MJEKUN PREJ NJE TRAGJEDIE PA FAJTOR!

Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.

E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin "balte" mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.

SE PARI DUA T'I SHPREH DHIMBJEN E THELLE E NGUSHELLIMET E MIA FAMILJAREVE TE VAJZES SE RE, QE HUMBI JETEN SOT.

Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr "balten" e qetesuar sado pak dhimbjen:

Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.

Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.

Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.

Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.

Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.

POR NDERKAQ PA DENIGRUAR PERSONALITETIN E MJEKUT PERKATES, I CILI SI PASOJE E TRAUMES PSIKOLOGJIKE DHE E DHIMBJES KA TENTUAR VETE VRASJE, AI ESHTE MIDIS JETES E VDEKJES.

PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.

I UROJ SHERIM TE SHPEJTE KOLEGUT TONE!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident, motorri përplas kalimtarin para ambasadës amerikane
Arrestohet “kasapi” shqiptar që fitonte 50 mijë euro në javë »
Article Logic
Execution time: 0.016704082489014
array(1) { ["section"]=> string(76) "vdekja-e-16-vjecares-ne-spital-tritan-shehu-del-ne-mbrojtje-te-mjekeve-78831" }