Një ditë pas vdekjes së 16-vjeçares, Blerta Pepa gjatë një operacioni në spitalin privat “Continental” 3 mjekët që asistuan në ndërhyrje janë proceduar penalisht.
Policia ka nisur procedim ndaj Tefik Zhurda, mjeku anestezist, i cili pas ngjarjes tentoi të vetëvritet duke injektuar preparate anestezie në trup. Aktualisht është nën mbikqyrjen e mjekëve në QSUT.
Po ashtu, procedim penal edhe ndaj mjekëve Jovan Kosta dhe Moibus Ulf, me akuzën “Mjekim të pakujdesshëm”.
Blerta Pepa, nuk ishte një vajzë e panjohur. Ajo ishte një artiste që u bë e famshme me talentin e saj në spektaklin “Gjeniu i Vogël”. Ajo iu nënshtrua operacionit në gju, pas një dëmtimi në palestrën e shkollës, por ndërhyrja përmes operacionit dështoi, duke bërë që 16-vjeçarja të ndërrojë jetë.