Vdekja e 16 vjeçares nga Saranda, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion: E vranë dhe zhdukën provat

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 13-09-2015 Vdekja e 16 vjeçares nga Saranda, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion: E vranë dhe zhdukën provat

“E vranë Kostandina Anagnostin! I zhdukën provat dhe sajuan motivin e vdekjes. Zoti i vraftë”, kështu nis kallëzimi penal i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare kundër Elmas Shaqirit, Zija Ismailit, Admir Sinoimatit dhe Fatos Haritos, Ekspertë, pranë IML Tiranë.

16 vjeçarja Kostandina Anagnosti nga qyteti i Sarandës humbi jetën rreth 1 vit më parë ndërsa babai i saj nuk ka ndaluar së besuari se vajza e tij është vrarë dhe janë fshehur provat. Kallëzimi i plotë:

Kallëzues: Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare, në adresë : Rruga “Ibrahim Rugova”. Kompleksi “Green Park”, Pallati 26, Kati II-të,Tiranë. Nr.Tel. Kontakti Cel +355692020512, përfaqësuar nga Kryetari Ndue Pjetra.

Objekti : Kërkohet procedimi penal, për Dr,Prof Elmas Shaqiri, Dr, Zija Ismaili, Dr, Admir Sinoimati dhe Prof, Fatos Harito, Ekspertë, pranë IML, Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga Nenet 248, 301 309 dhe neni 25, të K.P të Republikës së Shqipërisë

Baza Ligjore: Ligji 7905 datë 21.03.1995 i nryshuar Neni 283, pikat 1,2 dhe 281 pika 4, të Kodit të Procedurës Vendimi i Gjykatës Nr 3635 datë 30.072013 Penale.

DREJTUAR: Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

I nderuar, z.Prokuror!

Me të drejtën që më jep Vendimi i Gjykatës së rrethit Gjyqësor, Tiranë, Nr 3635, datë 30.072013, si dhe Ligji 7905, datë 21.03.1995, i ndryshuar, Neni 283, pikat 1,2 dhe 281 pika 4, të Kodit të: kërkoj procedimin penal për shtetasit Dr.Prof..Sherif Elmazi, Dr, Zija Ismaili, Dr, Admir Sinoimati dhe Prof, Fatos Harito, Ekspertë pranë IML, me detyrë Ekspert, pranë IML, Tiranë

Elementët thelbësor të fakteve

Me datën 15 Nëntor 2014. në Sarandë ka vdekur në rrethana misterioze e mitura Kostandina Anagnosti, e bija e Jorgos dhe Antigonit. Kostandina ka lindur më 08.12.1998 ne Larisa Greci.

Vajza ka kaluar disa herë kufirin grek e pashoqëruar nga prindërit, për arsye se prindërit kanë qenë të ndarë dhe kujdestarinë e saj e kishte marrë nëna e vajzës, e cila quhet Antigoni Anagnosti.

Nga ana e saj, nëna, në kundërshtim me ligjin pa marrë miratimin e të shoqit, e kishte dërguar vajzën në një nga shtëpitë e fëmijës në Greqi. Me datën 14 vajza ka kaluar pikën kufitare doganore, kufitare e shoqëruar nga personi i quajtur Spiro Papa, por pa prokurën e asnjerit prej prindërve të saj.

Nga deklarimet e Spiro Papës, mësohet se ajo ka kaluar kufirin më datën 14.11.2014 dhe ka dërguar fëmijën te gjyshja e saj në fshatin Dërmisht, të Sarandës.

Ndërsa, Spiro Papa mori vajzën gjatë paradites së datës 15.Nëntor, në orën 11.00, nga fshati Dermish dhe u drejt për në Sarandë, Rreth ores 11.20, Spirua e ka dërguar vajzën tek floktorja, ose parukeria që të priste flokët (sipas deklarates se parukieres) e cila ndodhet në rrugen e tretë pranë gjykatës.

Pasi ka rregulluar flokët, vajza largohet nga parukeria rreth orës 12.00, ose saktësisdt në orën (11.50). Ndërsa në orën 12.00, shkoi tek dentist, i cili ndodhet perballë spitalit të Sarandes. Pasi ndërroi vetëm llastiqet e aparatit të dhëmbëve, rreth orës 12.30, e shoqëruar nga personi Spiro Papa. u largua në drejtim të Janinës, në Greqi, pa ndaluar askund. Por në fshatin Metoq (3.5km) nga klinika e dentistit, sipas deklaratës së Spiro Papës dhe sipas policisë, vajza humbi ndjenjat dhe nuk u përmend më.

Spiro Papa, deklaron se vajza pati dridhje në trup dhe menjëherë humbi ndjenjat. Prandaj, sipas tij, ata u kthyen menjëherë për në urgjencën e spitalit të Sarandes, Pas mbrritjes në spital, vajza ishte e pajetë dhe vdekja e saj u konfirmua sipas kartelës klinike, me numër 11717, e vitit 2014. Kjo u kartelë mban nëshkrimin e mjekut Th.Çavo.

Ndërsa, dentistja që e mjekoi pak më parë, ka deklaruar se vajza është larguar nga klinika dentare, në orën 12.30, të datës 15.Nëntor, 2015.

Duke pasur parasysh se në spitalin “Petro Nako”, të Sarandës, vajza ka arritur e vdekur, në orën 15.30, lindin dyshime të shumta për vonesën kohore, sepse distanca nga vend i ngjarjes deri në apital, është vetëm 3,5 kilometra, Pra, kanë lindur dyshimet për vdekjen e saj, për arsye se koha prej tre orësh për të përshkruar 3.5 kilometra, nuk justifikon veprimin. . .

Sipas procesverbalit të kqyrjes së kufomës nga mjeku, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, thuhet në mes të tjerave, se në anënë e pasme të qafës, në të djathtë, vihen re dërmishtje në ngjyrë të kuqe, me gjatësi 7 dhe gjerësi tre centimetra. Ndërsa, në anën e majtë, vihen re dërmishtje të çregullta me përmasa 2x2 centimetra. Gjithashtu, në sytë e viktimës sklerat e syrit janë të bardha. Kjo lë të dyshohet se shkaku i vdekjes nuk mund të jetë ai që deklarohet nga mjekët, pra, nuk mund të jetë hemoragjia cerebrale. Në krahun e djathtë i është gjetur një age fleksibël që është e lidhur me elikoplast.

Më datën 16 nëntor, të vitit 2014, pas vdekjes, është kryer akti i ekspertimit me numër 513, nga eksperti Elmaz Shaqiri i IML-së, i cili ka bërë veprimet për të arritur në konkluzionin e shkakut të vdekjes.

Sipas ekspertizës së Elmaz Shaqirit, rezulton se: vdekja ka ardhur si rezultat i arrestit kardiak, ndalimit të punës së zemrës në terren të hemoragjisë difuze, të shprehur poshtë cipave të trurit, në brendësi të trurit dhe edemës së trurit.

Çudia ka ardhur më pas, kur nga ana e ekspertit për të mbuluar të vërtetën dhe që mos të ketë mundësi asnjë mjek tjetër të hetojë shkakun e vdekjes, janë zhdukur truri dhe mitra. Më vonë, me vendimin e datës 2.2.2015 është kërkuar riekspertimi nga mjekët, Dr, Zija Ismaili, Dr, Admir Sinoimati dhe Prof, Fatos Harito, të cilët kanë kryer aktin e ekspertimit me numër 510 (akti i mëparshëm mban numrin 513 ndërsa i dyti 510?) vetëm përsa të bazuar në dolumentacionin e ndodhur në fashikullin e prokurorisë dhe materialeve të vëna në dispozicion të tyre.

Sipas tre ekspertëve ata kanë bërë ekspertimin, por nga ekzaminimi mikroskopik i mitrës nuk u konstatua hemoragji, por konçestion i vazave të gjakut (lindin dyshimet lidhur me aktin e ekspertimin se mitra dhe truri nuk kanë pasur se ku të gjendeshin pasi janë zhdukur qysh më parë në mënyrë misterioze.

Me kërkesën e babait i është kërkuar autoriteteve greke, që para varrimit t’i bëhej një ekspertim në spitalin e Janinës.

Ky ekspertim u bë nga mjeku ligjor grek, Theodhori Vujukllaqis, më 17 nëntot të vitit 2014, me urdhër të Nëdrejtorisë së Sigurisë në Janinë. Sipas ekspertit grek, shkaku i vdekjes është i papërcëktuar për arsye të heqjes së organeve bazë, nga autopsitë e mëparshme. Sipas tij nuk u gjendën truri, truri i vogël, laringu, trakea, bronket, ezofagu, stomaku, mbiveshkorja e majtë, organet genitale të brendëshme dhe pothuajse më shumë se gjysma e zemrës. Në kampionet e lëngjeve biologjike (gjak i lirë nga kaviteti i toraksit, urinë ) nëpërmjet një analize toksikologjike, u zbulua lidokainë, me përqëndrime mjaft të larta krahasuar me përqëndrimet kurative. Kjo lë për të dyshuar se në trupin e vajzës përpara vdekjes janë kryer injeksione me anestezi, si lidokainë. Nga kjo dyshohet se vajza ka qenë shtatzënë dhe ka kryer një abort të sforcuar, në një nga klinikat. Pra, shkaku nuk është ai që kanë deklaruara eksperët që kanë përpiluar të dy akt - ekpertizat.

Me kërkesën e kryer nga Instituti Mjeko Ligjor i Janinës, i cili ka kërkuar nëpërmjet Ambasadës greke për të vënë në dispozicion provat dhe për të dalë në konkluzion më të saktë, nga instituti shqiptar i Mjekësisë ligjore, janë vënë në dispozicion kampione të gjakut dhe pjesë të organeve. Meqenëse ekspertët grekë nuk kanë arritur në konkluzionin për të bërë ekzaminimin e këtyre kampioneve të ardhura nga Shqipëria, pasi këto kampione janë dëmtuar deri në degradim, dyshimet e Institutit të Mjekësisë ligjore të Janinës i kanë detyryar ata, të kërkojnë bërjen e analizës së AND-së, me qëllim për të vërtetuar nëse kampionët e ardhura nga Shqipëria i përkasin viktimës Kostandina Anagnostit. Sipas AND-së rezulton se kampionët e gjakut janë të njëjta. Si ato kampionët e Institutit ligjor të Jnainës ashtu edhe ato të Institutit mjekësisë ligjotr shqiptare. Ndërsa për pjesët e tjera të trupit, dhe organet e brendëshme nuk rezultoijnë të njëjta. Kjo do të thotë se veprimet e kryera nga ekspertët shqiptarë janë bërë me dashje, për të fshehur të vërtëetën e ngjarjes së datës 15 nëntor, 2014, ku humbi jetën e mitura Kostandina Anagnosti.

Arsyet për të cilën i kërkojmë Prokurorisë së rrethit gjyqësor, Tiranë, ndekjen penale për ekspertët Elmas Shaqiri, Zija Ismaili, Fatos Harito dhe Admir Sinoimati, janë se ata kanë konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i K.P, fshehjen e provës me dashje dhe prishjen provës, parashikuar nga neni 301, i K.P ekspertimin e rremë, parashikuar nga neni 309.

Pikërisht

1- Kanë përpiluar akte e ekspertimi të rreme duke kundërshtuar edhe njëri-tjetrin dhe të ndryshme, me atë që nxjerrë mjekësia ligjore e Janinës

2- Fshehja e provave me dashje dhe pikërisht, fshehja e trurit, trurit të vogël, laringut, trakea, bronket, ezofagu stomaku, mbiveshkorja e majtë, organet genital të brendëshme, dhe pothuajse më shumë se gjysma e zemrës.

3- Prishja e provave duke i dëmtuar ato dhe duke i dhënë një drejtim tjetër hetimit, pasi prokuroria bazohet mbi ekspertizën mjeko ligjore.

4- Shpërdorimi i detyrës duke dhunuar kufomën dhe duke i hequr, ose duke mos i ruajtur ato konform ligjit me qëllim që të ketë mundësi të kryhen akte ekspertimi të tjera për të zbardhur të vërtetën.

Duke pasur parasysh se janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 301 309 dhe neni 25, të K.P të R. së Shqipërisë, nga ekspertët e lartëpërmendur . Ekspertët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe veç e veç kanë arritur me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me dashje ose pa dashje, të bëjnë të mundur moszbardhjen e së vërtetës, për arsyet e lartëpërmendura. Konkretisht, këta ekspertë nuk kanë thënë të vërtetën në aktet e ekspertimit kanë mashtruar me dashje për të zhdukur gjurmët me qëllim, që të mos zbulohet personi që ka shkaktuar vdekjen e vajzës 14 vjeçare dhe ka dëmtuar rëndë psikologjikisht babain e vajzës i icli ka tetë muaj që sillet lart e poshtë për të kërkuar zbardhjen e së vërtetës së vdeksjes së vajzës së tij.

K Ë R K O J:

Kërkohet procedimi i Z Elmas Shaqiri, Dr, Zija Ismaili, Dr, Admir Sinoimati dhe Prof,as Fatos Harito, Ekspertë, pranë IML, Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga Nenet 248, 301 309 dhe neni 25, të K.P të Republikës së Shqipërisë

Kallëzuesi

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion

Kryetari Av Ndue PJETRA

sh1.jpg

sh2.jpg

sh3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vizita e Papa Françeskut në SHBA, Shërbimet Sekrete parandalojnë një kërcënim
Sot dita e parë e shkollës, Lindita Nikolla përshëndet nga klasa moderne e nxënësve me kompjutera personale »
Article Logic
Execution time: 0.013814210891724
array(1) { ["section"]=> string(100) "vdekja-e-16-vjecares-nga-saranda-shoqata-e-avokateve-antikorrupsion-e-vrane-dhe-zhduken-provat-20687" }