Vdekja e 16 vjeçares, reagon për herë të parë Spitali Continental: Ç’ndodhi me Blerta Pepën... Është e pafalshme të luhet me njerëzit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:48 16-05-2017 Vdekja e 16 vjeçares, reagon për herë të parë Spitali Continental: Ç’ndodhi me Blerta Pepën... Është e pafalshme të luhet me njerëzit

Vjen reagimi i parë nga Spitali Continental pasi humbi jetën 15 vjeçarja Blerta Pepa.

Burime zyrtare nga spitali, shkruan newsbomb.al, sqarojnë çfarë ka ndodhur me 15 vjeçaren duke dhënë shpjegime mbi komplikacionin “hipertemia maligna” që dyshohet se është edhe shkaku i vdekjes së pacientes.

“Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Spitalin Continental, ku një paciente humbi jetën gjatë një interventi kirurgjikal si dhe nga nevoja për të informuar opinionin publik, duke i shprehur së pari ngushellimet tona më të thella dhe njerëzore familjes Pepa për humbjen e njeriut të saj të dashur, ju informojmë se:

Dje me datë 15.05.2017 rreth orës 24:00 pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin Continental pacientja, Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se; bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi – reanimacionit të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është HIPERTEMIA MALIGNA”, qarojnë zyrtarë të spitalit, raporton newsbomb.al.

Çfarë është HIPERTEMIA MALIGNA?

"Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit.

Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh.

Spitali Continental garanton familjen e të ndjerës dhe gjithë opinionin publik se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha organet që bëjnë ekspertizën në këtë fushë si dhe ato ligj-zbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje me qëllim heqjen e çdo mundësie për të abuzuar më të vërtetën, siç kemi vërejtur gjatë orëve të fundit nga shumë media, apo individë të caktuar. Jemi thellësisht të keqardhur për dizinformimin e përhapur i cili në jo pak raste duket që është i qëllimshëm. Është e pafalshme të luhet me ndjenjat e njerëzve apo më keq akoma të krijohen kopertura në kurriz të së vërtetës”, thuhet më tej nga zyrtarë të spitalit, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti befasues i Bankës Botërore: Shqiptarët janë më të pasurit në Ballkan
E mbani mend drejtoreshën e tatimeve Brisida Shehaj? Ja në çfarë pozicioni mund ta shohim së shpejti »
Article Logic
Execution time: 0.013339996337891
array(1) { ["section"]=> string(134) "vdekja-e-16-vjecares-reagon-per-here-te-pare-spitali-continental-c-ndodhi-me-blerta-pepen-eshte-e-pafalshme-te-luhet-me-njerezit-78842" }