Vdekja e 16-vjeçarit natën e Vitit të Ri në Kurbin, arrestohen 3 persona, ky është detaji që i nxorri zbuluar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 02-01-2018 Vdekja e 16-vjeçarit natën e Vitit të Ri në Kurbin, arrestohen 3 persona, ky është detaji që i nxorri zbuluar ilustruese

Natën e ndërrimit të viteve humbi jetën në Sanxhak-Kurbin një adoleshent 16 vjeçar. 

I riu Kejdi Gjeta u gjet i pajetë në tarracën e shtëpisë pasi kishte hedhur fishekzjarret për ndërrimin e viteve. Policia lokale njoftoi se i riu kihste marrë një plagë në kokë. Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një plumb qorr, ose fishekzjarret.

Ndërkohë, ditën e sotme policia ka arrestuar 3 persona, të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë.  

Në pranga ranë Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika

Sipas policisë ata qëlluan me armë zjarri në lagjen ku humbi jetën 16-vjeçari.  Por, detaji që i nxorri zbuluar tre personat është fakti se ata kishin filmuar veten dhe më pas videon e kishin publikuar në rrjetet sociale, teksa qëllonin në ajër me armë zjarri, pikërisht në kohën e ndërrimit të viteve.

Sipas policisë, ata qëllonin ndërsa qarkullonin me një mjet tip Benz pa targa.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpallet në kërkim vlonjati, i vuri flakën lokalit në lagjen Pavarësia
Arrestohet vlonjati, rrihte vazhdimisht të shoqen (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.01158595085144
array(1) { ["section"]=> string(114) "vdekja-e-16-vjecarit-naten-e-vitit-te-ri-ne-kurbin-arrestohen-3-persona-ky-eshte-detaji-qe-i-nxorri-zbuluar-105140" }