Vdekja e 16-vjeçarit në Laç, del ekspertiza: U vra nga një plumb qorr

Publikuar tek: barometri, më 08:21 03-01-2018 Vdekja e 16-vjeçarit në Laç, del ekspertiza: U vra nga një plumb qorr

16-vjeçari Klejdi Gjeta, ishte viktima e parë e këtij viti, pasi humbi jetën pak minuta pas ndërrimit të viteve.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 01.30 minuta në Sanxhak të Kurbinit.

Policia tha se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga një plumb qorr ose nga ndonjë fishekzjarr, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.

Sipas ekspertëve mjeko-ligjor, pas ekzaminimeve rezultoi se adoleshenti ka humbur jetën pasi është goditur nga një plumb në kokë. I riu u gjet i pajetë në tarracën e shtëpisë pasi kishte hedhur fishekzjarret për ndërrimin e viteve. 

Mësohet se plumbi është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, ditën e sotme policia ka arrestuar 3 persona, të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë.  

Në pranga ranë Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika

Sipas policisë ata qëlluan me armë zjarri në lagjen ku humbi jetën 16-vjeçari.  Por, detaji që i nxorri zbuluar tre personat është fakti se ata kishin filmuar veten dhe më pas videon e kishin publikuar në rrjetet sociale, teksa qëllonin në ajër me armë zjarri, pikërisht në kohën e ndërrimit të viteve.

Sipas policisë, ata qëllonin ndërsa qarkullonin me një mjet tip Benz pa targa, ndërkohë arma e krimit nuk është gjetur ende. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021890878677368
array(1) { ["section"]=> string(74) "vdekja-e-16-vjecarit-ne-lac-del-ekspertiza-u-vra-nga-nje-plumb-qorr-105233" }