Vdekja e 18 vjeçarit në burgun e Shën Kollit, ekspertët e Avokatit të Popullit nisin hetimet

Publikuar tek: aktualitet, më 10:04 03-04-2017 Vdekja e 18 vjeçarit në burgun e Shën Kollit, ekspertët e Avokatit të Popullit nisin hetimet

Ekspertët e Avokatit të Popullit, kanë nisur hetimin për ngjarjen e rëndë në IEVP-në e Shën Kollit, ku 18 vjeçari Albi Luka humbi jetën tragjikisht.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, ku një i ri humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa qëndronte në ambientet e baraburgimit, në IEVP-në e Shën Kollit, Lezhë.

Ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.

 Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 4 persona të plagosur
Hodhën në erë makinën e drejtoreshës së Urbanistikës në bashkinë e Pogradecit, policia: Ka vetëm një pistë »
Article Logic
Execution time: 0.013011932373047
array(1) { ["section"]=> string(97) "vdekja-e-18-vjecarit-ne-burgun-e-shen-kollit-ekspertet-e-avokatit-te-popullit-nisin-hetimet-73925" }