Janë shprehur sot për mediat të afërmit e 28-vjeçares Elda Beqo, e cila humbi jetën në Vlorë gjatë lindjes së fëmijës me operacion.
Ata kanë mohuar faktin se familjarja e tyre vuante nga probleme me shëndetin. Sipas tyre kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë dhe kanë bërë thirrje që të hetohet më tej mbi ngjarjen.
28-vjeçarja Elda Beqo, ndërroi jetë sot në maternitet gjatë lindjes si pasojë e një infarkti në zemër, teksa foshnja e saj e seksit mashkull fatmirësisht ka shpëtuar.