Vdekja e 53-vjeçares në Memaliaj, burri pranon KRIMIN

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 30-04-2019 Vdekja e 53-vjeçares në Memaliaj, burri pranon KRIMIN Viktima

Burri pranon vrasjen e bashkëshortes së tij, Antoneta Hoxha në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, ku 53-vjeçarja u gjet e pajetë në katin e dytë të banesës së saj.

Ndërkaq, pas disa orësh burri i viktimës, Skënder Hoxha ka pranuar krimin dhe pas kësaj është arrestuar nga policia. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një konflikt i çastit mes çiftit.

Fqinjët janë shprehur për mediat se viktimën e kanë gjetur me plagë të mëdha në kokë dhe të mbuluar nga gjaku. Po ashtu ata kanë theksuar se çifti nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Vagalat në Tepelenë.

Arrestohet në flagrancë 63 vjeçari pasi vrau bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0145270824432
array(1) { ["section"]=> string(59) "vdekja-e-53-vjecares-ne-memaliaj-burri-pranon-krimin-162391" }