Vdekja e 53-vjeçarit Lutfi Çekirri, reagon QSUT: Nga kartela klinike rezulton se mori ndihmë mjekësore

Publikuar tek: aktualitet, më 14:15 25-10-2020 Vdekja e 53-vjeçarit Lutfi Çekirri, reagon QSUT: Nga kartela klinike rezulton se mori ndihmë mjekësore

Lutfi Çekirri është 53 vjeçari nga Ndroqi, i cili humbi jetën teksa u sorollat nga një spital në tjetrin, pasi nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe QSUT, e cila shprehet se nga kartelat klinike rezulton se 53-vjeçari mori ndihmë mjekësore.

Ndër të tjera QSUT bën me dije se trajtimi mjekësorë vijon pa ndërprerje për të gjithë qytetarët.

"Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit,  informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. QSUT sqaron publikun se trajtimi mjekësor  vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarër që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave.”njofton QSUT.

Kujtojmë që para disa ditësh 53 vjeçari bëri një denoncim në media se nuk po merrte mjekimin e duhur në spitalet ku trajtohen pacientët e infektuar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndante lëndë narkotike në Shkodër, arrestohet 38-vjeçari (DETAJE)
Shfaqja e mistershme e disa KIOSKAVE që “DO BËHESHIN VILA” në KSAMIL, Policia ndërhyn dhe i shemb menjëherë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010900974273682
array(1) { ["section"]=> string(107) "vdekja-e-53-vjecarit-lutfi-cekirri-reagon-qsut-nga-kartela-klinike-rezulton-se-mori-ndihme-mjekesore-225086" }