Vdekja e adoleshentes shqiptare, prokuroria italiane nis hetimet

Publikuar tek: bota, më 18:51 16-02-2020 Vdekja e adoleshentes shqiptare, prokuroria italiane nis hetimet Aurora Grazini

Prokuroria në Itali po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së adoleshentes shqiptare, pas dyshimeve për mjekim të gabuar.

Hetimet kanë nisur në spitalin Belcolle në Viterbo, ku 16-vjeçarja Aurora Grazini kishte shkuar pas shqetësimeve shëndetësore. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj natën që doli nga spitali, pasi mjekët e konsideruan të shëruar.

Në pyetje janë marrë prindërit e saj, ndërsa në radhë për t’u pyetur janë edhe mjekët. Prokurori publik i Viterbo ka hapur një hetim dhe procedim për vrasje.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka dërguar një ekip inspektorësh në spitalin Belcolle , po ashtu Këshilltari për Shëndetin e Rajonit të Lazios Alessio D’Amato ka urdhëruar kontroll klinik mbi vdekjen e adoleshentes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086519718170166
array(1) { ["section"]=> string(70) "vdekja-e-adoleshentes-shqiptare-prokuroria-italiane-nis-hetimet-195408" }