Vdekja e Aneta Ramës, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes: U prehtë në paqe!

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 01-08-2020 Vdekja e Aneta Ramës, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes: U prehtë në paqe! FotoMontazh: Aneta dhe Edi Rama - Meta

Presidenti Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Rama.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.

U prehtë në paqe”, shkruan Meta në mesazhin e tij. Mesazh ky paksa “i sforcuar” pasi deri në këto momente, disa orë pas vdekjes dhe bërjes publik të lajmit se Aneta nuk jetonte më, asnjë aktor politik, “rival” i Ramës nuk kishte reaguar.

Siç newsbomb.al shkroi më herët, nuk dihet nëse Ilir Meta, Lulzim Basha apo aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës shqiptare i kanë dërguar mesazh privatisht kryeministrit, por në raste të tilla këto mesazhe bëhen publike, pavarësisht përplasjeve politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009660005569458
array(1) { ["section"]=> string(88) "vdekja-e-aneta-rames-presidenti-meta-mesazh-ngushellimi-familjes-u-prehte-ne-paqe-215719" }