Vdekja e ‘DEDËS’/ Ngjeth e emocionon poeti Agim Doçi, reciton i prekur: Po unë Rikard ku t’i çoj LOTËT?!

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 21-04-2020 Vdekja e ‘DEDËS’/ Ngjeth e emocionon poeti Agim Doçi, reciton i prekur: Po unë Rikard ku t’i çoj LOTËT?! Agim Doci

Poeti Agim Doçi i ka dedikuar disa vargje të madhit Rikard Ljarja i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Doçi ka recituar mes lotësh vargjet dedikuar “Dedës”.

“Askush nuk mund të thotë që se njeh Rikard Ljarjen. Unë e kam njohur Rikardin përmes profesorit të nderuar të gjuhës gjermane në Shkodër, babait të tij Karlo Liarja.

E pashlyer do mbetet për mua kur Rikardi në Kukës erdhi si personazh kryesor për të përjetësuar atë Dedën e famshëm dhe në kinema Gjallica në Kukës kur të gjithë spektatorët e filmit, ndër më të arrirët për mua, punonjësit e postës së Kukësit, Rikardin e rrethuan me shumë dashuri. Fillërojtësi Dedë, një personifikim i mrekullueshëm, i rrallë. Nuk e di kujt i është prishur mideja për mostransmetimin e atyre filmave. Dhimbja ime më e madhe është që nuk shkojmë dot t’i hedhim një dorë dhe’”, tha Doçi ndërsa recitoi këto vargje që ngjethën nga ekrani i News 24.

Sa shpejt që ike O NJERI...
KUJTESA jonë të ka të SHENJT
TI yll i ndezun me DASHURI.

Do ikin vitet TI s'do harrohesh
MAGJIA yte - PRINC i aktrimit
TI mbetesh YLLË e do kujtohesh
SIMBOL i gjallë n'magjin e filmit.

Do jesh tek ENGJËJT perkrah me shokët
Po unë RIKARD ku ti çoj lotët?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunoi babanë, qëlloi me pistoletë në shtëpi dhe kërcënoi me jetë policët, arrestohet pas disa orësh ndjekje 42 vjeçari në Tiranë
Seanca vetëm për çështje urgjente, KLGJ shtyn sërish zhvillimin e gjyqeve për shkak të Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.011075019836426
array(1) { ["section"]=> string(104) "vdekja-e-dedes-ngjeth-e-emocionon-poeti-agim-doci-reciton-i-prekur-po-une-rikard-ku-t-i-coj-lotet-203395" }