Vdekja e Demaçit, Meta: Humbëm njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes

Publikuar tek: barometri, më 07:51 27-07-2018 Vdekja e Demaçit, Meta: Humbëm njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, shkrimtarit dhe të burgosurit politik Adem Demaçi.

“Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Meta.

Gjithashtu, Presidenti ka shtuar se sot humbëm atdhetarin e flaktë, njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes dhe idealin e pavarësisë së Kosovës.


REAGIMI I PLOTË:

Jam thellësisht i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi.

Kosova dhe mbarë shqiptarët përjetojnë sot me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare, të luftës për liri dhe të një prej personaliteteve më të vlerësuara në arenën botërore.

Duke u nderuar me çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian, kauza e madhe e luftës për një Kosovë të lirë fitoi përmasat e një çështjeje ndërkombëtare të shtruar për zgjidhje.

Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës.

Sot humbëm atdhetarin e flaktë, njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes dhe idealin e pavarësisë së Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020670890808105
array(1) { ["section"]=> string(82) "vdekja-e-demacit-meta-humbem-njeriun-qe-mbajti-gjalle-shpresen-e-se-ardhmes-129273" }