Vdekja e efektives shqiptare, vjen reagimi i parë nga Letonia: Do dëmshpërblehet familja

Publikuar tek: aktualitet, më 16:09 06-05-2019 Vdekja e efektives shqiptare, vjen reagimi i parë nga Letonia: Do dëmshpërblehet familja Zarife Hasanaj

Ka ardhur pak momente më parë reagimi i parë nga Letonia për vdekjen e efektives së FA, e cila ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, ndërkohë që u plagosën edhe major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni Leonid Kalnins në një deklaratë për mediat, i shprehu ngushëllime familjarëve.

Ai e cilësoi ngjarjen si një incident tragjik, ndërsa tha se kanë nisur hetimet nga policia dhe Forcat e Armatosura.

Kalnins deklaroi se është ende e paqartë si ndodhi shpërthimi i minës, ndërkohë që bëri me dije se në Letoni është pezulluar trajnimi në këtë bazë deri në momentin që të zbulohen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandant Kalnins.

Komandanti tregoi se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por shtoi se familja e efektives do të kompensohet në bazë të ligjit shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037782192230225
array(1) { ["section"]=> string(93) "vdekja-e-efektives-shqiptare-vjen-reagimi-i-pare-nga-letonia-do-demshperblehet-familja-163188" }