Vdekja e George H Bush, Berisha: Në dhimbje dhe zi është sot kombi ynë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:46 01-12-2018 Vdekja e George H Bush, Berisha: Në dhimbje dhe zi është sot kombi ynë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të SHBA, George H Bush.

Berisha shprehet se 'kjo është një ditë dhimbje dhe zie për kombin e madh amerikan, që kishte tek ish presidenti Bush, heroin e pavdekshëm të lirisë së tij, i cili në moshën 18 vjecare, si pilot i flotës së SHBA luftoi për lirinë e vendit të tij dhe mbarë njerëzimit.'

“Në dhimbje dhe zi është sot kombi ynë, që kishte tek presidenti George H Bush njërin prej miqëve më të dashur, më të medhenj, më kryesor të të gjitha koherave të lirisë së tij”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Dielli u shua per Heroin e lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, Presidentin George H Bush!

Te dashur miq, per mikun e madh te shqiptareve, heroin e lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, ish presidentin e SHBA, George H Bush dielli u shua pergjithmone!

Kjo eshte nje dite dhimbje dhe zie per kombin e madh amerikan, qe kishte tek Ish presidenti Bush heroin e pavdekshem te lirise se tij, i cili ne moshen 18 vjecare, si pilot i flotes se SHBA luftoi per lirine e vendit te tij dhe mbare njerezimit. SHBA dhe kombi amerikan humben sherbetorin e tyre me te perkushtuar te kohes, amerikanin e madh, burrin, shtetasin qe me virtutet, integritetin, fisnikrine, vizionin e tij permbushi me nder e dinjitet ne karrieren e tij brilante te gjitha detyrat, misionet e medha, ne dipolmaci, Kongresin, drejtimin e Agjensise Qendrore te Zbulimit dhe ne Shtepine si Zevendes President dhe me pas si Presidenti i 41 i SHBA.

Por sot ne dhimbje dhe zi jane popujt liridashes te botes dhe ne veçanti popujt qe vuajten nga diktaturat komuniste, te cilet humben sot mikun e madh te çlirimit te tyre nga regjimet e tyre totalitare.

Presidenti i George H Bush perdori fuqine e vendit te madh te lirise per te mbeshtetur renien e perdes se hekurt dhe clirimin e popujve te shtypur nga regjimet komuniste. Ai, si nje shtetar vizionar mbeshteti renien e murit te Berlinit si fitore te lirise se kombit gjerman por dhe mbare njerezimit.

Ne dhimbje dhe zi eshte sot kombi yne, qe kishte tek presidenti George H Bush njerin prej miqve me te dashur, me te medhenj, me kryesor te te gjitha koherave te lirise se tij.

Presidenti George H Bush ishte mbeshtetesi me kryesor i perpjekjeve te shqiptareve per ndertimin e demokracise ne Shqiperi dhe me ultimatumin, vijen e kuqe te krishtlindjeve te vitit 1992, ai mbrojti qytetaret e Kosoves nga barbarite e Kasapit te Ballkanit.

Por sot ne dhimbje jemi dhe une dhe familja ime, pasi kam humbur mikun tim me te shquar, me te dashur. Une kam patur fatin dhe privilgjin e veçante te gezoj miqesine e tij, te cilen do ta ruaj perjete si gjene me te çmuar. Ne hapat e mia te para ne politike kam patur nderin e madh te pritem nga Presidenti George H Bush ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1992 si presidenti i sapo zgjedhur i Shqiperise. Me pas kam patur kenaqesine e veçante te pres mikun tone te madh dhe zonjen Barbara Bush dy here ne Shqiperi ne vizitat e tij miqesore si ish president i SHBA si dhe te pritem prej tyre me bujari dhe perzemerisisht ne nje vizite private se bashku me Lilin ne shtepine e tyre ne Huston, Teksas.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera Presidentit George Ë Bush dhe te gjthe familjes se madhe Bush, autoriteteve dhe kombit te madh amerikan dhe i lutem Zotit se bashke me t’a qe shpirti i ish presidentit Bush, mikut tim te madh dhe te kombit shqiptar, heroit te lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, te prehet ne paqe! sb

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089390277862549
array(1) { ["section"]=> string(75) "vdekja-e-george-h-bush-berisha-ne-dhimbje-dhe-zi-eshte-sot-kombi-yne-143554" }