Vdekja e ish-deputetes kirurge të PD, ja si e kujton doktor Berisha

Publikuar tek: politike, më 12:21 28-02-2018 Vdekja e ish-deputetes kirurge të PD, ja si e kujton doktor Berisha

Doktor Sali Berisha kujton ish-kolegen e tij, kururgen Rushen Golemi, ish-deputete e PD e cila u nda nha jeta dy ditë më parë.

Berisha shpreh vlerësimin maksimal për një nga personalitetet e shquara të mjekësisë tonë, ikonë e vërtetë e virtytit, siç e cilëson ai.

Ish kryeministri kujton se me, themelimin e Partise Demokratike, Dr. Rushen Golemi do të ishte ndër të parat intelektuale të shquara që do angazhohej me guxim dhe vendosmëri në mbështetje të saj dhe në zgjedhjet e vitit 1992 do përfaqësonte me dinjitet PD në parlamentin e Shqipërisë.

KOMENTI I PLOTË I BERISHËS:

Dr. Rrushen Golemi ndahet nga ne pergjithmone!

Te dashur miq, dje u nda jeta Dr. Rushen Golemi, ish deputete e njohur e Partise Demokratike, nje nga personalitetet me te shquara te mjekesise tone, kirurge e talentuar, pedagoge e afte, ikone e vertet e virtutit, aftesise, fisnikrise dhe suksesit ne familje, profesion, shkence, politike, e gruas shqiptare. Pasardhese e nje familje atdhetare te njohur, kirurgia e pare e diplomuar shqiptare me aftesite, talentin, sakrificat, punen vetmohuese ne mjekimin kirurgjikal te te semureve dhe pregatitjen e studenteve dhe mjekeve te rinj, Dr Rushen Golemi do fitonte respektin e madh, dashurine dhe admirimin e te semureve dhe studenteve, kolegeve te saj por dhe te mbare shoqerise shqiptare.

Me themelimin e Partise Demokratike, Dr. Rushen Golemi do te ishte nder te paret intelektual te shquar qe do angazhohej me guxim dhe vendosmeri ne mbeshtetje te saj dhe ne zgjedhjet e vitit 1992 do perfaqesonte me dinjitet PD ne parlamentin e Shqiperise.

Ndarja nga jeta e Dr. Rushen Golemit eshte nje humbje e madhe per familjen e saj, miqte, dashamiresit e shumte, demokratet dhe mbare shqiptaret. Duke shprehur ngushellimet me te thella familjes dhe te afermeve te saj, lutem se bashku me ta qe shpirti Dr. Rushen Golemit te gjeje paqen e merituar! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080029964447021
array(1) { ["section"]=> string(73) "vdekja-e-ish-deputetes-kirurge-te-pd-ja-si-e-kujton-doktor-berisha-111740" }