Vdekja e ish-presidentit, nesër ditë zie në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 11:46 04-12-2018 Vdekja e ish-presidentit, nesër ditë zie në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. Ë. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037864923477173
array(1) { ["section"]=> string(56) "vdekja-e-ish-presidentit-neser-dite-zie-ne-kosove-143874" }