Vdekja e Kobe Bryant, zyrtarët në SHBA: Në helikopter ishin 9 persona, asnjë i mbijetuar

Publikuar tek: bota, më 23:47 26-01-2020 Vdekja e Kobe Bryant, zyrtarët në SHBA: Në helikopter ishin 9 persona, asnjë i mbijetuar

Sherifi në Los Angeles ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin ajror tragjik që i mori jetën basketbollistit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna Maria Onore.

Zyrtarët thanë se në bord të avionit kanë qenë 9 persona, jo 5 siç u raportua më parë.

Dyshohet se përveç pilotot, dy viktima të tjerë janë një djalë, i cili ishte shoku i skuadrës së vajzës së Kobe Bryant, dhe prindi i saj.

Zyrtarët kritikuan raportimin e medias amerikane TMZ, që sipas tyre ka dhënë detaje të rënda lidhur me dëmtimin e trupave nga përplasja e helikopterit me kodrën në Los Angeles. TMZ ishte e para media që raportoi për vdekjen e basketbollistit 41-vjeçar.

Identiteti i personave të tjerë të përfshirë në aksident nuk është bërë i ditur ende.

sdfsdfsdfsef34.jpg

Vendi ku u rrëzua helikopteri

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11361598968506
array(1) { ["section"]=> string(92) "vdekja-e-kobe-bryant-zyrtaret-ne-shba-ne-helikopter-ishin-9-persona-asnje-i-mbijetuar-193233" }