Vdekja e Marko Bellos, përlotet Kastriot Islami: Nuk e besoj dot, kisha shpresë se do të mbijetonte

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 04-12-2020 Vdekja e Marko Bellos, përlotet Kastriot Islami: Nuk e besoj dot, kisha shpresë se do të mbijetonte

Ish-deputeti Kastriot Islami është përlotur teksa ka folur për mikun e tij, Mark Bello që u nda nga jeta pas infektimit me koronavirus.

Ai po fliste në News 24 ku kujtoi momentet e fundit me ish-deputetin e PS-së, i cili nuk i mbijetoi koronavirusit dhe u nda nga jeta në një spital në Turqi.

“Sapo hapa celularin, ambasadori në Turqi më tha Marko nuk ia dolii dot. Ishte e pabesueshme. Unë kisha përherë një shpresë, një dëshirë të fshehtë, kisha besim se Marko do ia dilte, por mesa duket kjo paska qenë e pamundur. Jam i tronditur. Nëna e tij e moshuar që e donte kaq shumë. Ne ishim miq të ngushtë dhe bashkë me miq të tjerë pinim kafe përditë.

Edhe shokët tanë nuk e besonin lajmin e hidhur. marko ishte një qytetar me dinjitet të lartë dhe shumë paqësor, tolerant, i arsyeshëm, i butë dhe kishte dëshirën për pajtim mes njerëzve. Marko kishte përfunduar doktoraturë, ka qenë një njeri me principe, ishte ministër që donte të afronte Shqipërinë me BE, ishte rektor në universitet dhe familjar shembullor”,- tha Islami.

Më tej ai ka kujtuar edhe momentet e fundit që ka kaluar me mikun e tij të ngushtë.

“Me Markon pimë një kafe përpara 3 javësh. nuk gjej fjalë për të shprehur këtë dhimbje. Ishte sëmurë fillimisht, ishte shtruar në Sanatorium, pastaj më thanë se ishte shtruar në Turqi. Më pas, kam biseduar me ambasadorin tonë në Turqi. Gjendja e tij së fundmi ishte me ulje e me ngritje. Mbrëmë më thanë se gjendja ishte shumë e rëndë.

Mjeku paralajmëroi për gjendje të rëndë. Marko ishte lektor në universitet. Marko meriton të gjitha këto fjalë, janë të vërteta. Ishte një njeri i angazhuar, por nuk di të ketë pasur projekt politik. Familja e tij duhet të gjejë forcë për të përballuar dhimbjen”,- u shpreh Kastriot Islami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon SHORTI: Këta janë anëtarët e rinj të KED, do të marrin detyrën në 1 janar 2021 (EMRAT nga Gjykatat dhe Prokuroritë)
Dyshohet se përdhunoi 26-vjeçaren, policia vë në pranga 35-vjeçarin në Lushnje »
Article Logic
Execution time: 0.012727022171021
array(1) { ["section"]=> string(103) "vdekja-e-marko-bellos-perlotet-kastriot-islami-nuk-e-besoj-dot-kisha-shprese-se-do-te-mbijetonte-230138" }