Vdekja e minatorit, reagon KSSH: Tragjedi e paralajmëruar, politika solidarizohet me pronarët e minierave

Publikuar tek: aktualitet, më 22:11 13-04-2018 Vdekja e minatorit, reagon KSSH: Tragjedi e paralajmëruar, politika solidarizohet me pronarët e minierave

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas vdekjes së një minatori në Galerinë Nr.4 të një miniere në Bulqizë.

Konfederata thotë se kjo është një tragjedi e paralajëmruar ndërsa shprehet se politika shqiptare nuk solidarizohet me familjarët e viktimës por me pronarët e minierave.

LEXO EDHE:  VDES MINATORI NË BULQIZË, NË MINIERËN E ISH-KANDIDATIT PËR DEPUTET TË PD-SË (FOTO)

Deklarata:

Minierat e shqiptare vijojnë të shkaktojnë tragjedi, ku viktima e radhës është një 57 vjeçar, që ndërroi jetë pas një shpërthimi në minierën kromit në Cerujë të Matit.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh keqardhjen familjes së viktimës dhe dënon heshtjen e të zgjedhurve lokale e vendore të Qarkut të Dibrës përballë kësaj tragjedie, që rrezikon të përsëritet nëse nuk merren masat në kohën e duhur.

Këta të zgjedhur politik nuk solidarizohen me familjet e viktimave por me pronarët e minierave të vdekjes, shumë prej të cilëve duhet të jenë pas hekurave.

Kushtet e Sigurisë Teknike në shumë miniera të vendit lënë për të dëshiruar, teksa jeta e punonjësve të minierës është çdo ditë e rrezikuar

Kontrollet e Inspektoriatit të Punës janë një farsë, që shkojnë deri tek bakshishi në kafenë e fshatit ose të qytezës.

Sipas shifrave që Konfederata e Sindikave disponon në galeritë e nëntokës shqiptare për shkak të incidenteve në punë kanë humbur jetën rreth 480 minatorë dhe rreth 500 të tjerë kanë mbetur të gjymtuar, e kjo tablo vijon edhe në vitin 2018

Konfederata e Sindikatave të Shqipëri i bën apel Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës të vihet në lëvizje dhe të miratohet sa më shprejt projektdrafti i statusit të minatorit hartuar nga KSSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vritet në Bogota të Kolumbisë shqiptari nga Saranda, dyshohet për përfshirje në trafik kokaine
Parashikimi i motit, ja si pritet të jenë temperaturat në fundjavë »
Article Logic
Execution time: 0.013836860656738
array(1) { ["section"]=> string(109) "vdekja-e-minatorit-reagon-kssh-tragjedi-e-paralajmeruar-politika-solidarizohet-me-pronaret-e-minierave-116824" }