Vdekja e Nexhmije Hoxhës/ Ish-ministrja nuk ia përmend emrin, por i kujton Sabiha Kasimatin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 27-02-2020 Vdekja e Nexhmije Hoxhës/ Ish-ministrja nuk ia përmend emrin, por i kujton Sabiha Kasimatin Majtas Nexhmije Hoxha, djathtas Sabiha Kasimati

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmoje Hoxha.

Ndonëse nuk ia përmend emrin, Kumbaro shprehet se e trondit fakti që jeta dhe vepra e saj publike ishin një copë thelbësore e historisë më të zezë që ka jetuar shoqëria shqiptare.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo i kujton Hoxhës, ndarjen nga jeta të Sabiha Kasimatit, e cila  u pushkatua në moshën 39 vjeçare në po të njëjtën datë.

Sipas Kumbaros, kjo gruaja vdiq (referuar Nexhmije Hoxhës), por e shkuara nuk ka vdekur, madje ajo ende as nuk ka kaluar.

Status i plotë:

Sot është 26 shkurt 2020.

Kronikat e lajmeve lajmëruan me bujë vdekjen e një gruaje 99 vjeçare.

Nuk më intereson fundi biologjik i gruas 99 vjeçare.

Por vazhdon më trondit fakti që jeta dhe vepra e saj publike ishin një copë thelbësore e historisë më të zezë që ka jetuar shoqëria shqiptare. Copë të cilën e mbartim në një mënyrë a në një tjetër. Copë me të cilën ende s’i kemi bërë përfundimisht hesapet, të cilës ende s’ia kemi shkruar historinë. Copë që për t’u kthjelluar do të kërkojë shumë vite të gjata komunikimi, rrëfimi, dokumentimi. Ky i fundit sapo ka filluar, - kam parasysh këtu dokumentimin sistemik, të organizuar, të institucionalizuar, dhe jo atë që del me mballoma të sajuara në kopertina gazetash me foto gazmore të diktatorit pa pikë përgjegjësie editoriale për mesazhet që përcjell te të rinjtë apo për lëndimin që u bën viktimave të komunizmit.

Gruaja 99 vjeçare i jetoi vitet e veta dhe e pa se si në shoqërinë që po ndërtojmë, nuk të vrasin për idetë e ndryshme politike. Dhe paturpësisht e plot cinizëm nuk reagoi asnjëherë për mijëra të burgosurit e të vrarët për idetë e tyre edhe thjesht estetikisht të ndryshme.

Në të njëjtën ditë si sot, 26 shkurt të vitit 1951, një grua tjetër, një libohovite e mençur dhe e bukur, një nga shkencëtaret e para shqiptare, #SabihaKasimati, u pushkatua në moshën 39 vjeçare nga regjimi që ngriti e kontribuoi deri në zemër të tij gruaja 99 vjecare.

Disa shifra këto, për të treguar se sa Historia është e padrejtë, por edhe se jeta të lë ca shenja rastësore për të na kujtuar mësimin e Historisë që ende nuk është shkruar!

Kjo gruaja vdiq. Por e shkuara nuk ka vdekur, madje ajo ende as nuk ka kaluar.

Ne foto: Sabiha Kasimati, marre nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

87530743_2807788175956687_506154680288542720_n_1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013895988464355
array(1) { ["section"]=> string(96) "vdekja-e-nexhmije-hoxhes-ish-ministrja-nuk-ia-permend-emrin-por-i-kujton-sabiha-kasimatin-196628" }