Ka ndërruar jetë sot në moshën 53-vjeçare deputeti i LSI në Lezhë, Gjovalin Kadeli, pas sëmundjes së rëndë të pankreatit akut.
Kadeli ishte shtruar prej muajit mars në një spital privat në Itali. Fill pas lajmit tronditës ka reaguar nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
“Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë! “, shkruan Kryemadhi.
Kadeli ishte vendosur në listën e Lezhës i dyti për zgjedhjet e 25 qershorit.