Vdekja e tmerrshme e shitësit të peshkut ndez protesta anti qeveritare në Marok

Publikuar tek: bota, më 11:46 01-11-2016 Vdekja e tmerrshme e shitësit të peshkut ndez protesta anti qeveritare në Marok Protesta në Rabat

Photograph: Abdelhak Senna/EPA

Mijëra studentë të revoltuar në qytetin Al-Hoceima kanë bojkotuar shkollat dhe kanë dalë në protesta gjatë fundjavës për vdekjen e tmerrshme të një shitësi peshku, i cili u shtyp brenda makinës së plehrave.

31-vjeçari Mouhcine Fikri u shtyp për vdekje benda kamionit të plehrave teksa po protestonte kundër një punëtori të bashkisë që konfiskonte mallrat e tyre.

Fotografia e trupit të tij në pjesën e pasme të kamionit të mbetjeve u përhap masivisht në rrjetet sociale dhe shkaktoi protesta në më shumë se 20 qytete në mbarë vendin duke përfshirë edhe kryeqytetin Rabat.

asdqafqeffffggggshot_1.jpg

Disa e kanë krahasuar vdekjen e Fikrit me atë të Mohamed Bouazizi, një shitës tunizian, vdekja e të cilit shkaktoi kryengritjen e Pranverës Arabe.

Qeveria marokene e dënoi incidentin dhe premtoi se do të nisë një hetim për gjetjen dhe ndëshkimin e fajtorëve për këtë tragjedi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071940422058105
array(1) { ["section"]=> string(85) "vdekja-e-tmerrshme-e-shitesit-te-peshkut-ndez-protesta-anti-qeveritare-ne-marok-58051" }