Vdekja e tre minatorëve në Dibër, flasin fqinjët: Galeria ishte mbyllur nga shteti, punonin në të zezë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 29-10-2020 Vdekja e tre minatorëve në Dibër, flasin fqinjët: Galeria ishte mbyllur nga shteti, punonin në të zezë

Fqinjët e minatorëve që humbën jetën në minierën 'Balgjaj', në Selishtë të Dibrës kanë treguar se ata kishin 3 ditë që ishin zhdukur.

Ata kanë zbuluar për mediat se galeria ka qenë e mbyllur nga shteti dhe ata punonin në të zezë.

"E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti", tha njëri nga fqinjët.

Një tjetër fqinj shprehet se lajmin e kanë marrë vesh nga televizioni.

"Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi", tha një tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë; 2 dyqane, 3 apartamente dhe 1 makinë në pronësi të vlonjatit të dënuar për drogë në Greqi
KQZ emëron dy auditët teknicienë që do mbikqyrin hartimin e listave të zgjedhjeve, marrin mbi 1 milion lek shpërblim dhe do kenë ndihmës (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012146949768066
array(1) { ["section"]=> string(110) "vdekja-e-tre-minatoreve-ne-diber-flasin-fqinjet-galeria-ishte-mbyllur-nga-shteti-por-punonin-ne-te-zeze-225627" }