Vdekja e ‘trurit’ të terrorizmit islamik, ja se ç’do të bëhet me trupin e AL-BAGDATIT (SI U PLANIFIKUA DHE U EKZEKUTUA OPERACIONI USHTARAK)

Publikuar tek: bota, më 15:59 28-10-2019 Vdekja e ‘trurit’ të terrorizmit islamik, ja se ç’do të bëhet me trupin e AL-BAGDATIT (SI U PLANIFIKUA DHE U EKZEKUTUA OPERACIONI USHTARAK) Banesa ku fshihej Al-Bagdati

Janë zbuluar sot detaje interesante nga aksioni historik i eliminimit të kreut të terrorizmit botëror Abu Bekir Al-Bagdadi. ç

Sipas BBC-së, lideri i ISIS-it ishte fshehur në një kamp jashtë fshatit Barisha të Idlibit në Siri, e cila lokalizohet në distancë 5 km nga kufiri me Turqinë.
shtepiaaaaa.png


Për zbulimin e vendodhjes së Al-Bagdatit u siguruan informacione nga shumë informatorë, por e dhëna më jetike rezulton të jetë nga një ish-luftëtar i dezertuar i ISIS-it, i cili raportoi te Fronti Demokratik i Sirisë (pjesa e luftëtarëve kurdë). Në këtë operacion u angazhuan plot 100 forca ushtarake amerikane si dhe një kontigjent i special i luftës ndaj terrorit ‘’Delta Force’ si dhe 8 avionë.

Plani operacional u diskutua dhe u miratua në zyrën ovale midis 5 personave: Presidentit amerikan Donald Trump, zëvendësit të tij Mike Pence, Këshilltarit i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, Sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper dhe Kreut të Shtabit të Përbashkët Ushtarak, Gjen. Mark Milley.
stafiii.png

Pas 1 orë e 10 minutash fluturim, avionët goditën me raketa dy godinat ku ndodheshin Al-Bagdadi dhe mbështetësit e tij. Kreu i ISIS-it ndoqi rrugën e tunelit të nëndheshëm dhe në momentin e fundit nuk ka pranuar t’u dorëzohet forcave amerikane dukë shpërthyer një jelek me eksplozivë që mbante veshur në trup.

Nga ky sulm u vranë dhe dy bashkëshortet e liderit të terrorizmit islamik, ndërsa nga forcat amerikane dy ushtarë morën plagë të lehta. Nga sulmi ushtarak, u shpëtuan 11 fëmijë që ndodheshin në bazë. Këshilltari i Sigurisë Robert O’Brien tha se trupi i Al-Bagdatit do të hidhet në det njësoj si me ish-liderin e Al-Kaedas Osama Bin-Laden, i cili u vra nga një operacion ushtarak nga forcat amerikane në vitin 2011 në Pakistan.

Për sa i përket vendodhjes së fundit të udhëheqësit të ISIS-it, zyrtarët amerikanë zbuluan se Al-Bagdadi po planifikonte të ngrinte një kamp ushtarak pasi forcat kurde në bashkëpunim me ato amerikane morën nën kontroll sektorin e fundit të mbetur në Idlib.

Trump premtoi se SHBA-ja është në dijeni se kush do të jenë drejtuesit e rinj të ISIS-it.

‘’I dimë se kush do të jenë pasardhësit e Al-Bagdatit. I kemi nën vëzhgim’’, u shpreh dje Trump.










Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010417222976685
array(1) { ["section"]=> string(141) "vdekja-e-trurit-te-terrorizmit-islamik-ja-se-c-do-te-behet-me-trupin-e-al-bagdatit-si-u-planifikua-dhe-u-ekzekutua-operacioni-ushtarak-183825" }